Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka ‘sulmuar’ kreu e partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Harxhi shkruan se i qëndron deklaratës ku e krahasonte kryedemokratin  me Kim Yong Un, ndërsa shton se në datën 8 janar do të mblidhen për të rrëzuar “diktatorin Basha.”

“Disa muaj më parë, më herët se shumë demokratë të kuptonin se kush është Luli Basha, në një nga  intervistat e mia e kisha krahasuar atë me Kim Yong Un. Më pas, mendova se kisha shkuar shumë larg.

Sot e kuptova mirë që e kisha parashikuar shumë mirë si shumë herë këto vite se kush është ai në të vërtetë.

E kam njohur shumë para të tjerëve dhe paranojën e tij e njoh shumë mirë.

Ka katër muaj që gjithë vendi merret me këtë të marrë, gjoja të studiuar në perëndim dhe askush nuk uluret mjaftueshëm tek kalojnë 2 ton kokainë para syve tanë dhe as miqve përtej oqeanit që janë kaq të interesuar për stabilitetin në Shqipëri dhe Ballkan.

Askush nuk merret me daljen në shesh të milionave të parave të pista që lahen nëpërmjet rrogave të majme në borderot e shtetit shqiptar apo 29 milionët që merr kunati i tij dhe shumat marramendëse të fitimit në vit pandemie, të njërës nga dhjetra kompani që lajnë paratë e PPP-ve shqiptare të Edi Ramës duke i ofruar portet, aeroportet dhe burimet tona. Po me inceneratorët, paratë e betonit dhe betoniereve të panumërta të Tiranës?

Ky njeri ishte ashtu siç e kisha denoncuar unë dhe shumë miq të mi prej vitesh. I paskrupullt dhe mjeran në mbretërinë e tij në opozitë që i siguron vetëm të ardhura në kurriz të 625 mijë demokratëve dhe shumë votuesish të tjerë të joshur nga Rama.

LB ka ardhur në Shqipëri me mision vetëm shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe nuk gjej aspak ngushëllim tek ndjesa e gjithë miqve sot që nuk e kishin kuptuar se kush ai ishte vërtetë.

Koha jote ka mbaruar Luli Basha, dhe bashkë me të edhe e atyre që e dëshpëruan dhe varfëruan këtë popull këto nëntë vite. Ik bashkë me ata që të kanë marrë peng dhe që virtyt kanë vetëm bunkerizimin, shpopullimin dhe defaktorizimin e shqiptarëve!

Në datën 8 janar 2022 ora 12:00 të mblidhemi të rrëzojmë këtë diktator që i veniti shpresën shqiptarëve dhe më pas si vëllaun e tij që vagullon lehtshëm prej vitesh si Kryeministër i vendit më të varfër në Europë!

Sot mu kujtuan ditët e fundit të Hitlerit në bunkerin e tij! #8janar2022, #tërrëzojmëdiktaturënere, #teshpetojmepluralizmin”, shkruan Harxhi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re