Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, i është drejtuar publikisht me disa pyetje drejtorit të Transportit Rrugor Blendi Gonxhes, të cilin e akuzon për kòrrupsion, konflikt interesi dhe ryshfet. Së fundmi Blendi Gonxhe ka qenë në shënjestrën e PD-së, që ka publikuar disa denoncime për të.

E sot e akuzon se ka marrë disa kategori të patentave për një muaj, pa shkuar asnjëherë në kurs dhe pa bërë asnjë testim në të vërtetë, vetëm duke qenë drejtor.

Deklarata e Ina Zhupës: Blendi Gonxhe është ndër të parët zyrtarë që i vesh vetës cilësi të cilat nuk i ka: i pastër, i ndershëm, i pakòrruptuar. Është krejt e kundërta e këtyre.

Drejtoria e drejtuar prej tij është ndër më të kòrruptuarat në administratën shtëtërore dhe pranohet si e tillë nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, sepse fitimet, siç raporton media, janë mbi 300 milionë lekë në muaj vetëm nga patentat. Ajo që e shquan Blendi Gonxhen është babëzia. Dhe këtu do të ndalem sot, tek babëzia e Blendi Gonxhes për të patur gjithçka, sa më shpëjt.

Kam sot disa pyetje publike për Drejtorin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe. Duke qenë se është i ndjeshëm në këto çështje, shpresoj të përgjigjet shpejt dhe me përgjigje sa më të shkurtra,  sepse edhe pyetjet janë fare të thjeshta.

Për të sqaruar qytetarët që e paguajnë me taksat e tyre:

Nga data 11.05.2020 deri në 16.06.2020 si drejtor i patentave a ke marr ti disa kategori të patentave pa shkuar asnjëherë dhe pa bërë asnjë testim në të vërtetë?  Nëse ke ndjekur një kurs, si quhet autoshkolla që keni qënë? Ku e ka vendodhjen? Si quhet instruktori?

Çfarë ngjyre kishte mjeti me rimorko, apo mjeti transporti për 16 pasagjer? A mos të duhen këto kategori për licensat për kompaninë tënde të transportit?!  Apo thjesht ti kesh meqë je drejtor aty?

Drejtori i patentave që merr kategoritë e patentave kur është në detyrë është si një dekan i një fakulteti që futet bën edhe një master ta ketë ndërkohë që është dekan!!!!

Në pritje të përgjigjeve të Gonxhes së Ballukut, po përpiqem të arsyetoj cila shkelje është më e rëndë shpërdorimi i detyrës, konflikti interesit apo rryshfeti…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re