Kastraveci ka efekt ftohës për shkak të vetive astrigjente dhe ato përdoren gjerësisht për trajtimin e rrathëve të zinj.

Ato mund të hapin ngjyrën e lëkurës, të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të reduktojnë ënjtjen. Prisni një kastravec në feta dhe lërini pak minuta në frigorifer. Vendosni një kastravec të ftohtë në secilin sy për 10-15 minuta.

Më pas lajeni me ujë të vakët. Bëjeni këtë dy herë në ditë për të paktën disa javë për të vënë re ndryshimet.

Grini një kastravec të vogël, nxirrini lëngun dhe vendoseni në frigorifer për disa minuta. Zhysni një top pambuk te lëngu dhe aplikojeni poshtë syve. Lejojeni lëkurën të thithë lëngun për të paktën 15 minuta. Më pas lajeni me ujë të vakët. Bëjeni këtë dy herë në ditë për një javë.

Një mënyrë tjetër për të trajtuar rrathët e zinj është duke përzierë lëngun e kastravecit me lëngun e limonit, në sasi të barabarta, më pas aplikojeni në lëkurë afër syve duke përdorur një top pambuku. Lëreni për 15 minuta më pas shpëlajeni me ujë. Bëjeni një herë në ditë për 8-10 ditë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re