Rudina Hajdari ka akuzuar ashper kreun demokrat Lulzim Basha, qe sipas saj jo vetem e ka sulmuar kur refuzoi te djege mandatin e deputetit, por ka shuar çdo ze kunder ne PD!

Hajdari me tonë të ashpra sulmoi kreun e PD-së, ku tha se ndaj saj është hedhur vrer dhe baltë vetëm për faktin se nuk dogji mandatin.

Ajo shtoi më tej se Ramës i pëlqen ideja të qendrojë si sulltan dhe se Basha që synon të vijë në pushtet është një lider me tipare ruse, i cili eliminon çdo kundërshtar.

Deputetja Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvend, deklaroi se klasa politike që udhëheq vendin, por edhe ajo që kërkon të vijë në politikë nuk e duan integrimin e vendit drejt BE-së.

“Unë jam një nga ata persona që është sulmuar pasi vendosa të rrija në Parlament, kur anëtarët e Partisë Demokratike e braktisën institucionin. Kur e pranova kisha në mendje këtë Shqipëri.

Unë e dija se braktisja e çdo institucioni na lë në baltë. Unë e di kjo nuk mjafton, nuk mjafton puna e një apo dy personave, duhet një vullnet politik, i të gjithë klasës politike.

Ky që është sot kryeministër është shumë i lidhur me modelin turk të qeverisjes, i pëlqen të jetë sulltan.

Atij jashtë i pëlqen modeli rus, një person që eliminon të gjithë bashkëpunëtorët dhe i shpall armiq për të sunduar deri në vdekje, edhe nëse foleja e tij shndërrohet në një barake”, tha Hajdari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re