
Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, është shtruar në urgjencë. Ai u transportua nën masa të rrepta sigurie nga autoritetet. Dumani ndodhet në urgjencën e QSUT. I penduari i drejtësisë Dumani mësohet se ka pasur probleme me zemrën.
Nuredin Dumani është një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë gjatë viteve të fundit, i angazhuar në zbardhjen e shumë rasteve që lidhen me grupe të strukturuara kriminale dhe ngjarje të rënda në Shqipëri.
Deklaratat e tij kanë qenë thelbësore për SPAK-un në shpërbërjen e disa prej organizatave më të fuqishme kriminale në vend
