I penduari i drejtësisë Henrik Hoxha ka rrefyer te tjera detaje per disa krime të rënda nw tw cilat i përfshirë ështe edhe Nuredin Dumani. Përpara gjykatës së posaçme, Hoxha ka treguar sesi u bë plani për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt.

 

Dumani premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit. Kam patur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza. Kam qëlluar me të dyja armët edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit.

 

Hoxha ka zbuluar edhe detaje nga vrasja e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

 

Kur u afruam i pamë të dy dhe Nuredini me Klevis Allën, i thanë njëri-tjetrit, qenka me vëllain. Viktori ishte rastësi. Dëgjova më pas se kishin plan tjetër edhe për atë por jo atë ditë. Sipas Nuredinit, Klevis Alla do na njoftonte, vrasjen do e bënim ne. Alla na priste me makinën. Mbaja veshur një jelek të OFL dhe kapele  OFL, Nuredini më tha se i kishte gjetur në Elbasan. Shoferi ynë u fut në parakalim kur i pamë vëllezërit, dhe nisa të qëllojë. Nuredinit s’po i shkrepte arma. Kam goditut me xhama mbyllur, Nuredinin se kam parë ç’ka bërë se nuk e kisha mendjen. Kam qëlluar edhe nga xhami i pasëm, shoferin e mjetit, Besmirin. Kam zbritur dhe mora armën tjetër se më mbaruan plumbat dhe qëllova sërish për tu siguruar.

 

Hoxha tha se tritolin në banesën e Talo Çelës e kishte siguruar vetë Dumani.

 

Dumani më ka thënë se kishte siguruar eksplozivin me të cilin shpërthyen banesën e Talo Çelos. Talon as se kam takuar as njohur nga afër. Nuredini më thërriste “kusho”, asnjëherë me emër. Altin Ndocin ma ka treguar Dumani me foto, nuk e kam takuar as parë. Dumani e ka vëzhguar gjatë pandemisë disa ditë, por nuk e vrau dot. Gjatë bisedave dëgjova se donte ti vriste për llogari të tij, por që me paratë e ndihmonte Erion Alibej i cili dyshonte se Ndoci dhe Besmiri kishin qenë të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh, ku vdiqën vëllai dhe xhaxhai i Alibejt dhe një shtetas turk.

 

Ndërkohë më pas Gjykata e Posaçme shtyu përballjen mes Henrik Hoxhës dhe Nuredin Dumanit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re