Lulzim Miraka babai i dy fëmijëve, 13 dhe 15 vjeç ka shkuar para kryeministrisë për ti kërkuar Edi Ramës që të bëjë dicka për familjen e tij. Ndonëse Ministria e Shëndetësisë tha se ka nisur hetimin për cështjen, babai thotë se po tallen me të dhe i kanë lënë dy mundësi, të marrë fëmijët në shtëpi pa i bërë asnjë trajtim ose të bëjnë transplant dhe pas një viti të gjejë veshkë tjetër.

Në një intervistë për Fax News, Miraka shprehet se nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe me lot në sy i kërkon Ramës e Metës që ta ndihmojnë pasi nuk ka zgjidhje tjetër.

“Nuk ka ardhur askush. Vetëm tek drejtoresha e Spitalit kam shkuar. Më ka thënë që do të bëjë letrat e cuan. As gjë prej gjëje vetëm me 100 mijë lekë në muaj. Kush ma jep mua atë veshkë pas një viti më thuaj. Prandaj i lutem kryeministrit, ke edhe ti fëmijë të vogël. Ashtu sic e përkëdhel ti më lejo dhe mua ti përkëdhel fëmijët e mi. unë jetoj në fshat me një asistencë. Kam një vit që rroj në Tiranë.

I lutem kryeministrit të më takojë. Për të gjitha sa ju kam thënë mbaj përgjegjësi penale vetëm dëgjoni njëherë fjalën time, mos më diskreditoni në këtë mënyrë. Po ju përgjërohem kryeministër. Nuk ju kanë thënë gjë për mua.

Më kanë lënë dy zgjidhje, ose ti marr në shtëpi dhe të vdesin kalamajt ose të bëjnë transplant dhe pas një viti të gjejnë veshkë të re. ndaj erdha sot tek kryeministri se nuk kisha zgjidhje tjetër për t’iu lutur presidentit dhe kryeministrit.

Deri tani nuk kam marrë asnjë përgjigje. Nuk e di, ndoshta nuk e kanë lexuar se i kam shkruar në Facebook.

Thjesht po ju lutem, nuk protestoj, po ju përgjërohem, është lutje nga ana ime të më dëgjojnë se nuk kam ku ti coj. Të më ndihmojnë ti kuroj, jo të tallen. Janë tallur. E di cdo të thotë ta mbash tjetrin 9 muaj pa kurë në spital. Po i them si i pari vendit dhe Presidentit dhe kryeministrit se e di që nuk e kanë marrë. Ta dëgjojnë fjalën time. Ta dëgjojnë fjalën time se kam dy fëmijë sic i kanë ata që i ledhatojnë natë për natë. Cdo shqiptari i lutem të më ndihmojë. Nuk kam ardhur për të protestuar”, tha Miraka.

Rasti i tij u publikua para disa ditësh në Fax News, ku shprehej se prej më shumë se 10 muajsh po vuan dyerve të spitalit të QSUT-së, me dy fëmijët e tij të mitur, pasi janë diagnostikuar me një sëmundje në veshka dhe duhet të kryejnë transplant.(A.M/Faxweb.al)



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re