“Kam pritur shumë gjatë që të merrja shtetësinë amerikane. Ishte një ëndërr që u bë realitet”.

Kështu deklaroi Eva Millona në një intervistë në median amerikane në vitin 2013 kur u zgjodh si drejtore ekzekutive në qendrën e emigracionit Mira.

Shqiptarja që vetëm pak ditë më parë mori detyrën e ndihmëssekretares në departamentin e Sigurisë së Brendshme në Departamentin Amerikan të Shtetit, dhe që është shqiptarja e parë që punon në administratën Biden në një pozicion të lartë, ka marrë vlerësimet dhe urimet e shumë miqve të saj në Shqipëri.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet se e njohin Evën që kur ishte në bangat e gjimnazit “Sami Frashëri”. Më vonë, u diplomua në Juridik dhe menjëherë mandej, punoi si gjyqtare në Tiranë në fund të viteve ’90 deri në fillimet e demokracisë, ku mandej, u largua drejt SHBA.

Eva A. Millona në 1993 mbërriti në SHBA dhe vazhdoi studimet në Clark University. Ajo ndoqi tre breza të familjes së saj, që kishin jetuar në SHBA duke përfshirë edhe gjyshërit e vet, që kishin jetuar në Belmont. Në vitin 2008, me një karrierë të pasur ajo mori detyrën e drejtores ekzekutive të qendrës Mira, për refugjatët. Që prej atëherë, ka qenë një lidere për cështjet e emigracionit dhe gjithmonë është përfshirë në reformat për emigracionin, raporton newsbomb.al.

Eva Millona, sot 56 vjeçare, jeton në Workcester me bashkëshortin e saj dhe vajzën e tyre 31 vjeçare.

Pasi mbaroi studimet në juridik ajo mori Green Card dhe më vonë aplikoi për shtetësinë. “Po, por prita shumë kohë. Ka qenë një ndër ditët e mia më të bukura kur mora shtetësinë. Ishte e jashtëzakonshme. Ishte në vitin 2001 në një ceremoni në qëndrën qeveritare Kenedy në Boston. Ishte një ëndërr e bërë realitet. Paraardhësit e mi kanë qenë këtu për katër gjenerata dhe unë prita për një kohë të gjatë për tu bërë nënshtetase amerikane. Unë e ndjek se i përkas më së shumti këtij vendi sesa atje” tha Eva Millona në një intervistë për John J.Monahan për gazetën Telegram në SHBA.

E pavarësisht kësaj, Eva Millona, fillimet e veta I ka në Shqipëri. Madje edhe shkollimin bazë në juridik. Nuk e dimë sesa do të jetë një avokate e çështjes shqiptare në administratën Biden, por të paktën e dimë se është shqiptarja e parë me një detyrë të tillë në State Department.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re