Gazetari Spartak Koka, ka sjellë në emision historinë e dy vajzave shqiptare që ushtrojnë prostitucion në Dubai. Koka tregoi se të dyja vajzat i përkasin botës së televizionit.

“Një vajzë, në një përgjim parandalues. Një nga pjesëtarët e botës kriminale në Shqipëri, që jeton në Dubai, i ofron një vajze të njohur në botën e televizionit 70 mijë dollarë që ajo të shkonte dhe ta shoqëronte dhe përkundrejt raporteve seksuale. Ajo pranon dhe merr 70 mijë dollarë. Në këtë rast, ku vajza kishte një punë në Shqipëri dhe kishte të ardhura të mjaftueshme për ta përballuar jetën këtu, zgjedh për të shkuar në Dubai për 70 mijë dollarë”, u shpreh Spartak Koka në “Opinion” në kuadër të temës diskutuese: “Deri ku shkon njeriu për para”.

Më pas Koka ka treguar historinë e një vajze nga Kosova, e cila po ashtu është një person që i përket botës së televizionit.

Koka: “Është një vajzë ka Kosova. Kreu i një grupi kriminal në Shqipëri I ka thënë kësaj vajzës për shërbime seksuale, ti do të shkosh vetëm me mua, për një vit. Dhe unë çdo muaj do të jap 20 mijë euro dhe ti mos të shkosh me asnjë tjetër”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb