Ditën e sotme policia e Durrësit bëri me dije se është finalizuar operacioni “Antikat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit, ku u vunë në pranga tre persona.

Policia njoftonte se janë sekuestruar dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe veprat do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.

Arkeologet thonë se dy objektet nuk janë pjesë e parkut arkeologjik të Apolonisë. Poçja i përket fundit të shek V – fillimit të shek IV para krishtit, ndërsa reliefi nuk është pjesë e shkollës së reliefeve që ndodhen në Apoloni.

Sipas burimeve pranë parkut arkeologjik të Apolonise njëri prej objekteve është bërë nga gurët e Karaburunit dhe tjetri mund të jetë objekt i importuar.

Po të njëjtat burime kanë saktësuar se i gjithë territori i parkut ruhet përgjatë 24 orëve dhe nuk janë konstatuar gërmime dhe aq më tepër vjedhje të objekteve. Të tilla objekte mund të gjenden nga Durrësi deri në Karaburun.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re