Skip to content

I përmendën hundën Blerina Bombaj jep një mesazh që duhet lexuar patjetër

Blerina Bombaj

Blerina Bombaj është një ndër personazhet më të preferuar për publikun shqiptar. Ajo është dietologia që na sugjeron ushqimet e shëndetshme për të mbajtur trupin në formë.

Ajo është shumë aktive në llogarinë e saj të Instagramit e cila poston foto dhe video te ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu edhe nga ajo private.

Së fundmi, dietologia ka postuar një foto ku shfaqet pa pikë makijazhi, e sapo dalë nga dushi, por mbi të gjitha ka një mesazh shumë të fuqishëm që çdo njeri duhet ta lexojë.

Ajo i këshillon ndjekësit ta duan veten siç janë e dashurinë ndaj vetes ta nisin nga brenda.

“Asnjeri prej nesh nuk eshte perfekt, as nga jashte e as nga brenda! Por, nese duam te jemi te bukur, duhet tja fillojme nga brenda jashte, dhe sa me shume i rregullon ato brenda, aq me pak te mbeten per te rregulluar nga jashte, dhe madje edhe ato qe te mbeten, fillojne e te pelqejne, sepse ne fund ke kuptuar qe JE TI, NJE E VETME NE GJITHE RRUZULLIN TOKESOR. Por mbi te gjitha, me duhet te pohoj se mua hunda ime me duket dhe e bukur, pa dashur te merzis njeri domethene”- ka shkruar Blerina, ku të gjithë komentuesit e kanë pritur këtë mesazh me pozitivitet.