Skip to content

I përmendën hundën, Blerina Bombaj jep një mesazh të çmuar

Blerina Bombaj është një ndër personazhet më të preferuar për
publikun shqiptar. Ajo është dietologia që na sugjeron ushqimet e
shëndetshme për të mbajtur trupin në formë.

Ajo është shumë aktive në llogarinë e saj të Instagramit e cila
poston foto dhe video te ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu edhe
nga ajo private.

Së fundmi, dietologia ka postuar një foto ku shfaqet pa pikë
makijazhi, e sapo dalë nga dushi, por mbi të gjitha ka një mesazh shumë
të fuqishëm që çdo njeri duhet ta lexojë.

Ajo i këshillon ndjekësit ta duan veten siç janë e dashurinë ndaj vetes ta nisin nga brenda.

“Asnjeri prej nesh nuk eshte perfekt, as nga jashte e as nga brenda!
Por, nese duam te jemi te bukur, duhet tja fillojme nga brenda jashte,
dhe sa me shume i rregullon ato brenda, aq me pak te mbeten per te
rregulluar nga jashte, dhe madje edhe ato qe te mbeten, fillojne e te
pelqejne, sepse ne fund ke kuptuar qe JE TI, NJE E VETME NE GJITHE
RRUZULLIN TOKESOR. Por mbi te gjitha, me duhet te pohoj se mua hunda ime
me duket dhe e bukur, pa dashur te merzis njeri domethene”- ka shkruar
Blerina, ku të gjithë komentuesit e kanë pritur këtë mesazh me
pozitivitet.