Skip to content

I përmendi emrin në Komision, Kryemadhi i nxjerr VIDEO-n Veliajt: Për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për dëshminë e Kryebashkiakut, Erion Veliaj në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi thekson se Veliaj i di shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak, ndërkohë që thotë se për miratimin e një vendimin për 30 mijë lekë të vjetra duhet vendim i Këshillit Bashkiak, jo më për një koncension 30-vjeçar.

Monika Kryemadhi:
“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit.
Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb