Skip to content

“I përplas makina dhe kush mban përgjegjësi?”, prindërit e një shkolle në Kukës paralajmërojnë protestë: Na duhet transport për fëmijët, ata rrezikohen çdo ditë

Një grup prindërish prej 20 personash në Shtiqen të Kukësit ditën e sotme kanë paralajmëruar protestë pasi nuk po sigurohet transport për t’i çuar fëmijët në shkollë.

Ata u shprehën se fëmijët duhet të kalojnë aksin e rrugës nacionale që më pas të arrijnë në godinën e shkollës dhe se kjo përbën një rrezik shumë të madh për jetën e tyre.

“Ne kërkojmë makinë për fëmijët, ska as trotuar dhe nuk ka transport, ata rrezikohen. I nisim në 1 të drekës deri mbasdite. Kemi bërë kërkesë dhe asnjë përgjigjie dhe thonë që nuk plotësohen kilometrat, ata rrezikohen se kalojnë në rrugën nacionale.

Del fëmija dhe e mbyt makina, kush mban përgjegjësi? Ne duhet t’i shoqërojmë cdo ditë”– u shprehën ata.

Fëmijët u shprehën për Fax NeWs se kanë frikë të kalojnë rrugën të vetëm.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb