Deputeti i PD Gazment Bardhi është përjashtuar për 5 ditë nga Kuvendi.

 

Gjithçka ndodhi gjatë një debati në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit për projektligjin e Portit të Durrësit, ku Bardhi i ka përplasur mikrofonin kryetares së komisionit Klotilda Bushka.

 

Ai u ngrit nga vendi teksa debatonte me Bushkën, i rrëmbeu mikrofonin drejtueses së Komisionit dhe e hedhur në mes të tavolinës.

 

“Nuk ka më diskutim, do kalojmë në votim, sepse ju kolegë nuk keni respekt. Në momentin që ju flisni ne ju respektojmë. Në momentin që ne flasim ju flisni në korr. Atëherë kalojmë në votim. Kush është dakord me projektligjin? Të numërojë votat sekretaria”, tha Bushka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re