Ndaj shefit të Policisë së Fushë-Arrëzit, Izimir Duraku, rëndojnë dy denoncime për ngacmim seksual.

Pas denoncimit nga një vajzë 27-vjeçare, Adriana, për ngacmim seksual të ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar se fundmi nga vajza, ai u ndalua menjëherë nga policia.

Por pas 24-orësh në qeli, Duraku la ambientet e paraburgimit. Prokuroria e Shkodrës e cilësoi si të paligjshëm ndalimin e tij.

Ndërkohë ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u fol pikërisht rreth këtyre denoncimeve për Izmir Durakun.

E pranishme ishte edhe mbesa e shkrimtarit të njohur Martin Cama, që e akuzon Durakun se i ka kërkuar favore seksuale.

Camaj e ka bërë publike këtë ngjarje një muaj më parë po tek i njëjti emision. Ndërsa sot ajo u shpreh se kur ka shkuar në polici për të denoncuar ish-bashkëshortin që e kishte kërcënuar, ka gjetur përballë një këtë sjellje nga ana e Durakut.

“Kishte pirë raki, ishte nën efektin e alkoolit. Kur shkova të bëja denoncimin për ish-bsahkëshortin, ai më tha që të martoheshim bashkë. Nuk kam grua, jam vetëm. Vetëm atë takim kam patur me të, dhe kur refuzova kërkesën e tij ai më hodhi qentë të cilët më sulmuan. Unë i pështyva në fytyrë”, rrëfeu Vera.

Ndërkohë e pyetur në lidhje me historinë tronditëse të Adrianës, e cila e denoncoi shefin e policisë Fushë-Arrëz për ngacmim seksual në vitin 2015, ajo tha: “Është një gjë e tmerrshme kur i ndodh një gjë e tillë një jetimeje. Nëse ajo do të kishte një prind, Izmiri nuk do të ishte i lirë”.

“Ai nuk e njeh familjen, nuk ka karakter për njeri. Nuk e kuptoj se si e kanë lënë atë të lirë, një turp për Prokurorinë e Shqipërisë dhe Sandër Lleshajn”, tha Vera Camaj.

 

 

 

 

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re