Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Oxhakut në Tiranë.

 

Policia në njoftimin e saj bëri me dije se në konflikt janë përfshirë Adrian Ismaili 47 vjeç dhe një 38 vjeçar me iniciale M.C.

 

Burime bëjnë me dije se ky i fundit, i shqetësuar nga zhurma që krijonte Ismaili me një tjetër person duke luajtur domino, ka dalë jashtë dhe ka nisur konfliktin. Ata kanë debatuar, janë kapur fizikisht dhe pastaj autori ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar. I plagosuri ka marrë plagë në gjoks por është jashtë rrezikut për jetën.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re