Një person është plagosur rende mesditën e kësaj të enjtje në Mat,  pasi dyshohet se i ka plasur airbagu i kamionit që drejtonte.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur “Baza e Asfaltit”, Mat, ku shtetasi A.I., duke ndërruar jastëkun e ajrit të kamionit që drejtonte, dyshohet se ai i ka plasur dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Si pasojë e plagëve të marra është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Njoftimi i policise:

Në vendin e quajtur ‘Baza e Asfaltit’, Mat, shtetasi A.I., duke ndërruar jastëkun e ajrit të kamionit që drejtonte, dyshohet se  ka plasur dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Shtetasi A.I, është dërguar me helikopter drejt Tiranës,  për ndihmë mjekësore më të specializuar aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re