Skip to content

I plas granata duke punuar në ullishte, plagoset 85-vjecari

640 0 68f39e5fb040b

Nje 85 vjecar mbeti i plagosur sot ne Himare teksa po punonte ne ullishte si pasoje e shperthimit te nje granate.

Policia tha se i demtuari eshte jashte rrezikut per jeten ndersa per ngjarjen, kane nisur hetimet.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.

Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.