Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako ka kërkuar ditën e sotme lirimin nga burgu duke depozituar kërkesën në GJKKO.

 

Çështja e Bllakos do të shqyrtohet në seancën gjyqësore të planifikuar më 14 Maj nga trupi gjykues me anëtare Iliriana Olldashin.

 

Njoftimi i GJKKO:Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, në ngarkim të personit nën hetim A.B. është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 06.05.2022, me nr. 12 regjistri themeltar.Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, në seancën gjyqësore të planifikuar më datë 14 Maj 2022, ora 10:00.

 

Alqi Bllako akuzohet se së bashku me Lefter Kokën kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit

Gjithashtu sipas Prokurorisë, Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton drejt Italisë në prill 2019 dhe janë kthyer sërish bashkë një ditë më pas në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re