Mes 10 të shoqëruarve pas kontrolleve të zhvilluara nga “RENEA” në Elbasan në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, ka qenë edhe shtetasi Klement Xhaferi i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Suel Çelës i cili po ashtu njihet si personazh i botës së krimit.

Klement Çela ishte shpallur më herët në kërkim për ngjarjen e ndodhur disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të kaluar ku mbeti i vdekur shtetasi Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Për vrasjen e Xhuvanit u dënua shtetasi, Arbër Paplekaj i cili ishte shoqëruesi i deputetit Gazment Bardhi në ditën e përplasjes së bujshme.

Ndërkohë Xhaferri i cili dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes së rëndë ku mes të plagosurve ishin edhe dy efektivë policie, ishte i shpallur në kërkim pasi arriti t’ja mbathte nga vendngjarja e krimit.

Bëhet fjalë për një person kontrovers dhe me shumë dritëhije. Ai u përfshi në një tjetër ngjarje të bujshme disa vite më parë në përplasjen me policinë para tregut Agro-Ushqimor, po në këtë qytet.

Partia Demokratike e akuzoi Pjerin Xhuvanin dhe Klemend Xhaferin si eksponent të krimit që u përfshi në sherrin mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste, Ditën e Verës në Elbasan, kur në bulevard po kalonte kryeministri Edi Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re