Ndonëse edhe vetë me koronavirus, një burrë nga Kamza është detyruar që të dalë nga banesa për të shoqëruar bashkëshorten e tij në spitalin Infektiv, pasi është në gjendje të rënduar.

Gazetari Erjon Skëndaj ka siguruar për ‘Balkan Web’ prononcimin e qytetarit, i cili bën me dije se gruaja e tij, 46 vjeçe, ndodhet ende në ambulancë.

Burri thotë që e ka mbajtur në shtëpi prej katër ditësh bashkëshorten dhe ilaçet i kanë kushtuar 500 mijë lekë dhe nuk ka marrë asnjë lloj rimbursimi.

“Vetë jam mirë dhe pse është me COVID-19”, tha ai. I pyetur se përse ka dalë teksa është me COVID-19, ai tha se nuk mund ta lërë gruan e tij të vdiste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re