Skip to content

I prekur nga Covid-19, Myftiu i Shkodrës niset me urgjencë në Turqi

0b0a8cbd 0c97 4a31 98c7 566cfe5885ed

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili rezulton i prekur me koronavirus është nisur për mjekim të specializuar në Turqi.

Mësohet se gjendja shëndetësore e Myftiut është përkeqësuar, ndaj edhe familjarët morën këtë vendim.

Më herët drejt këtij shteti u dërgua edhe babai i tij, i prekur po ashtu nga koronavirusi.