Policia e Beratit ka vënë në pranga dy shtetas për të cilët gjykata e këtij rrethi kishte dhene masen e sigurisë “Arrest me burg”.

Operacioni I koduar “Mashtrimi”, coi në pranga shtetasi Flamur Dodoveci, 62 vjeç, banues në lagjen “Uznovë si dhe Emanuel Myrtaj, 40 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, po në Berat.

 

Këta shtetas në bashkupunim me njeri- tjetrin duke e mashtruar nëpërmjet fejesës kanë rekrutuar dhe trafikuar në shtetin Italian me qëllim shfrytëzimin për prostitucioni një 29 vjeçare.

 

Në shtetin Italian 29 vjeçarja, shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D.D, e cila ishte  shpallur në kërkim nga DVP Berat,  ku falë bashkëpunimit me policinë Italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re