Në lidhje me lajmin e publikuar në media ku bënte fjalë për një konflikt të ndodhur mes disa personave me mjete prerëse, Policia e Bulqizes ka njoftuar se:

Me datë 17.06.2022, rreth orës 23:00, në spitalin e Bulqizës, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi I. L., i cili ishte në masën ‘Arrest shtëpie’, për veprat penale “Kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë”, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, dhe “Goditje per shkak të detyrës”.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor për rastin në fjalë, shtetasi I. L., ka deklaruar se në banesën e tij, aksidentalisht ka dëmtuar me mjet prerës thikë, gishtin e dorës dhe në mungesë të mjekut kirurg në spitalin e Bulqizës, është dërguar për ndihmë në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në ngarkim të shtetasit I. L., 30 vjeç, janë referuar materialet procedurale pranë Prokurorisë Dibër për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re