Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja horror në Greqi e shënuar pak ditë më parë, ku djali 46-vjeç i preu kokën dhe duart me sharrë babait të tij.

Pas ngjarjes së rëndë horror, djali e mbajti trupin e babait të tij për 24 orë në një krevat në një nga dhomat e magazinës, aty ku qëndroi edhe vetë.

Më pas, ai mori autorietet në telefon, duke u treguar për krimin që ka bërë, teksa shtoi se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Kam probleme psikologjike. Hajde më arrestoni. Unë vrava babanë tim”, u ka thënë 46-vjeçari autoriteteve.

Mes djalit dhe babait ka pasur debate të shumta, të cilat u shtuan pas vdekjes së nënës së 46-vjeçarit.

Pasi shkuan në vendngjarje, menjëherë pas telefonatës së marrë, efektivët e policisë gjetën autorin të shtrirë në një krevat brenda një dhome në biznesin e tyre, ndërsa trupi i të atit ishte në një shtrat pranë tij, pasi i kishte prerë kokën./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re