Ditën e djeshme erdhi në jetë vogëlushi i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman, Efehan, i cili u bë kryefjala e mediave gjatë këtyre orëve.

Sot në rrjet qarkulloi një foto e photoshopuar ku Almeda dhe Tolgahan shfaqeshin pranë të voglit në maternitet dhe shumica e besuan se kjo ishte foto e parë pas lindjes së të voglit.

Mirëpo, çifti ende nuk ka publikuar asnjë foto në rrjetet e tyre sociale dhe në foton që po qarkullon kudo, Almeda ka reaguar duke lënë një koment për fansat që dëshirojnë të shohin sa më shpejt Almedën dhe Efehanin pas lindjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re