Klement Çupi, nje nga viktimat e tërmetit të 26 Nëntorit, që humbi jeten nen rrenojat e pallatit ne Thumane, se bashku me mamane dhe babane, ishte taksist ne Oxford dhe punonte per kompanine 001 Taxis-Oxford.

Pas lajmit tragjik per vdekjen e tij kompania ka reaguar me nje postim ne rrjetet sociale, teksa nder te tjera fton edhe per donacione ne ndihme te pjesetareve te mbetur te familjes se tij,

“Me trishtim të madh ju njoftojmë se kemi humbur një nga shoferet tane të mrekullueshëm Klement Cupi në tërmetin tragjik ne Shqiperi. Klemi ishte gjithnjë i buzëqeshur, me humor dhe kishte nje zemer flori. Ai ishte i dashur nga të gjithë ata që kishin fat ta njihnin. Ishtë një humbje e madhe për të gjithë në stafin 001, shoferët dhe klientët tane.

Klem shkoi në shtëpi në fundjavë për të kaluar kohën me familjen e tij para sezonit festiv, kur tragjedia i godit ndërsa ata po flinin. Mjerisht, të dy prindërit e Klem humben jeten gjithashtu.

Tani po mbledhim fonde për të mbështetur pjesen e mbetur te familjes se tij.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re