Dy demokratë të viteve 90’ janë zhgënjyer me Lulzim Bashën dhe për këtë arsye kanë zgjedhur të thyejnë kartën e anëtarësisë të Partisë Demokratike.

“Jam anëtar që në vitin 1991, më rëndon ky emri Lulzim Basha që na bën anti-amerikan kurse ne jemi pro popullit amerikan, ta hedh këtë se më rëndon xhepin, rroftë Partia Demokratike. (thyen dhe hedh në koshin e mbeturinave kartën e anëtarësisë së PD-së)”, tha demokrati në Elbasan.

“Unë jam që demokracinë e vitit 90’ dhe nuk e gjej emrin në listat votuese si anëtar partie, unë kam dhënë kontribute kurse sot nuk figuroj askund. Mua më kanë hequr nuk figuroj, sot kam votuar vetëm me këtë kartë që më ka dhënë Lulzim Basha. Nuk e di si tja bëj kësaj karte sepse Luli sot nuk ekziston më. Prandaj kjo kartë i qoftë dheu i lehtë (thyen kartën), tha demokrati në Korçë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re