Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas deklaratave të fundit ka shkarkuar nga detyra minstrin serb të Adminsitrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Haradinaj shkruar se është e papranueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë.

 

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re