Një i burgosur, i dënuar për veprën penale të përndjekjes është arratisur pak minuta para se te paraqitej ne sallën e gjyqit. Ai është Saimir Ahmeti, 24 vjeç. Sipas policisë i riu është arratisur nga tualeti e gjykatës, teksa kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale. Ngjarja ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, ndërsa forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe në të gjithë qytetin. Ndërkohë Gjykata ka komunikuar në mungesë masën e ‘arrest me burg’, masë të cilën i riu e kishte apeluar. 24 vjeçari ndodhej prapa hekurave per përndjekjen e vajzës me te cilën kishte bashkëjetuar.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re