Diskutimi është një nga mënyrat për t’i bërë kundërshtarët të pohojnë lajthitjet e tyre.

I riu bën gabime, i rrituri lufton me to, plakut i vjen keq për to.

Gabimi është vetëm një pasojë pasaktësisë së gjykimit, por këmbëngulja në një gabim tashmë të vërtetuar tregon mungesë karakteri.

Gabimi më i madh është të përpiqesh të jesh më i këndshëm nga sa je në të vërtetë.

Duaje të vërtetën, por fal edhe gabimet.

Lajthitja nuk është dukuri e domosdoshme e trurit njerëzor, ajo është rastësi, e nga kjo mund të nxjerrim se në thelb, të gjithë njerëzit janë të pajisur me gjykim të shëndoshë.

Edhe lajthitja është e dobishme, për sa kohë jemi të rinj; duhet vetëm të mos e zvarrisim pas vetes deri në pleqëri.

Gabim më të madh nuk mund të ketë, ti bësh dikujt festën, ai vetë të mos jetë.

Njeri shkon majtas, tjetri djathtas, por vetëm lajthiten të dy jëlloj, sidoqë në drejtime të ndryshme.

Njeriu që mendon siç duhet, përfiton nga gabimet jo më pak se nga sukseset e veta.

Gabimi më i madh të mendosh se ti nuk gabon kurrë.

Është vonë të pohosh gabimet kur anija është e fundosur.

Ai që mendon se mund të bëjë pa të tjerët gabohet rëndë, por akoma më rëndë gabohet ai që mendon se të tjerët nuk mund të bëjën pa të.

Në qoftë se gabohen të gjithë, do të thotë se kanë të drejtë të gjithë.

Një nga lajthitjet më të përhapura është të marrësh rezultatin e ngjarjeve për pasojën e tyre të pashmangëshme.

Kush mendon pak, gabon pak.

Disa lajthisin nga frika se mos lajthisin.

Nuk ka gabim më të trashë se sa të duash të kapërcesh hendekun me dy kërcime.

As në filozofi dhe as më tepër në moral, nuk ka lajthitje pa dëm.

Më mirë shqetësimi në dyshim, se sa qetësia në lajthim.

Si rregull, burimi i shqetësimeve tona janë lajthitjet tona.

Një nga gabimet tona më të dëmshme është të prishësh një punë të mirë me kryerjen e saj të keqe.

Njeriu do të kryente më pak gabime, dikur të dinte se çfarë pikërisht nuk di.

Gabimi i njërit – mësimi i tjetrit.

Më pak nga të gjitha ne falim ato gabime që i bëjmë dhe vetë.

Gabimet e rënda shpesh fitojnë rëndësinë e krimit.

Ka lajthisje që kanë dukjen e së vërtetës.

Lajthisje që kanë dukjen e së vërtetës.

Lajthitja nuk është faj.

Masa e gabimit është në të njëjtën kohë masa e së vërteës respektive.

Shumë e shumë gabime kushtëzohen nga nevoja për të zbukuruar – jo për të kuptuar, por për të tronditur përfytyrimin.

Të pafalshme janë vetëm gabimet e atyre që nuk i duam më.

Ai që i bë një shërbim maskarait gabon dyfish: e para i ndihmon njeriut që nuk e meriton, e dyta rrezikon vetveten.

Në një natë të errët edhe shtetari i mirë mund të gabohet.

Edhe zemra gjithashtu gënjehet, si edhe mendja; lajthitja e saj nuk janë më pak të rrezikshme, por janë edhe më të vështira për t’u drequr, për shkak të dhimbjes që i shoqëron.

Edhe qitësi më i mirë mund të dalë huq.

Nuk rrëzohet vetëm ai, që nuk ngjitet kurrë lart.

Gabimi më i madh që mund të bëjë njeriu në jetë të tij është të rrojë me një frikë të përhershme përpara mundësisë së gabimit.

Parapëlqej të lajthitem me Platonin, se sa të kem të drejtë me pitagorianët.

Lajthitja e rrënjosur është si miza fluturuese: ti dëbon njëqind herë, kurse ajo kthehet përsëri dhe të mundon edhe më keq.

Mbretërit nuk lindin, ata bëhen të tillë si pasojë e lajthitjes së përgjithshme.

Egziston një lajthitje e këndëshme, e nxitur nga forma e planetit tonë: secili se është në majë të botës.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re