Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi dhunoi një 44-vjeçar në vendin e quajtur ura e Cenit.

I riu me iniciale G.S., pasi ka bërë spital 44-vjeçarin është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë i dhunuari me iniciale A.D., po merr asistencë mjekësore në spitalin e Lezhës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobta.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka dhunuar fizikisht shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Lezhë, dhe është larguar me automjet, nga vendngjarja.

44-vjeçari po merr asistencë mjekësore në spitalin e Lezhës, ku është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle intensive për të kapur shtetasin G. S..

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re