Një 26-vjeçar egjiptia me iniciale A.M ka mbetur i plagosur mesditën e kësaj të shtune. Policia njofton se i riu ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke punuar në rrugën “Papa Gjon Pali II” në Tiranë.

 

Sipas bluve, i riu është nisur me urgjencë për në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 02.09.2023, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi egjiptian A. M., 26 vjeç.

 

Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re