Një 29-vjeçar është vetëhedhur nga ballkoni i banesës në Pogradec. Policia njofton se i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

 

Paraprakisht dyshohet se 29-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

Pogradec/Informacion paraprak

 

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M. M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.

 

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re