Skip to content

I riu humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, 3 pasagjerë të lënduar, transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Tiranë, ku një mjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesi 19-vjeçar humbi kontrollin.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar lehtë 3 pasagjerë, një 18 vjeçar dhe dy 17-vjeçarë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit

“”