“Ku ka tepri fjalësh ka mungesë zgjuarsie”, është një fjalë e urtë indiane e cila ndër të tjera ajo mbërthen aq bukur edhe rëndësinë e proverbave, si një e folur e paktë, me fjalë të zgjedhura dhe me zgjuarsi të madhe.

Përsëri, për kënaqësinë e lexuesve tanë, ne vijmë me këtë gjerdan të ndritshëm brilantësh të urtësisë së popullit indian. Jemi në pritje të lexojmë cilën gjykuat më të goditurën ose që ju preku më së shumti prej thënieve mëposhtë:

I riu mendon dashurinë, burri mendon paratë, plaku mendon vdekjen, ndërsa i vobekti mendon shumë gjëra.

Jeta e njeriut është si nëj dërrasë, ku duhen shkruar vetëm veprat e mira.

Kërceu palloi gjithë krenari por u turpërua kur pa këmbët e veta.

Këshilla e dhënë të marrëve në vend që t’i qetësojë i tërbon edhe më shumë; qumështi i dhënë gjarpërinjëve veçse do t’iu shtojë helmin.

Kur bëhen bashkë katër poçarë flasin për poçet e baltës.

Kush ka syrin me verdhëz, sheh gjithçka verdh.

Kush mendon se do t’i shuajë dëshirat e veta duke i kënaqur, ai i ngjan një të marri që kërkon të shuajë zjarrin me kashtë të thatë.

Ku shkon gjilpëra shkon edhe peri.

Kush s’ka shijuar idhtësinë s’e di ç’është ëmbëlsira.

Kush vepron pa u menduar, nuk mbetet pa u dënuar.

Lumturia e gjen vetë rrugën te shpirti bamirës.

Lypësin edhe po e hodhe mes pemëtarisë, edhe atje do të lypë.

Mbasi hëngri gjithë kastravecin u ankua për majën e hidhur.

Mendja e njeriut e ka urtinë e gjuhës.

Me të varfërit askush nuk kërkon miqësi.

Më mirë një copë buke nën pemë sesa një banket në burg.

Mësimi në rini është si të gdhendurit në gur, ndërsa mësimi në pleqëri është si të shkruarit në rërë.

Mjekët jetojnë nga të sëmurët e pasur, zyrtarët nga princeshat pafat, princërit nga gjyqet dhe njerëzit e zgjuar nga të marrët.

Mos e prek gjarprin në bisht se të ha në gisht.

Mos merr me vete xhuxhin për të matur thellësinë e ujit.

Mos të flasësh është më mirë se të grindesh.

Mrekullitë arrihen nga njerëzit e bahskuar.

Mund të shohëhs thellësinë e një pusi, por nuk mund të shohësh thellësinë e shpirtit.

Ndotja hiqet me të larë, vesi nuk zhduket kollaj.

Në atë familje, ku burri është gjithmonë i kënaqur nga gruaja dhe gruaja nga burri, lumturia është e sigurt.

Në do të mos vuash, mundohu të jetosh në ambientin që të rrethon.

Në fillim të jetës së njeriut qëndron padituria, në kohën e pjekurisë vuajtja, në pleqëri keqardhja.

Në qoftë se i ke ruajtur miqtë, do të jesh i lumtur në prag të pleqërisë.

Në jetë duhet vepruar si reja mbi det, që pi ujë të njelmët, dhe lëshon shiun ujë të ëmbël.

Në qoftë se ai nuk shkon sipas rrugës që ia tregojnë, le të shkojë si të dojë.

Nga miqësia me gomarin prit veç shkelma.

Nuk blihet dituria me pasuri.

Nuk drejtohet e gjithë bota me të njëjtin shkop.

Nuk është turp t’ia lëshosh rrugën elefantit.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re