Reshjet e pandërprera të shiut prej disa ditësh kanë përmbytur qindra ha tokë, dhjetëra banesa dhe ka shkatërruar shumë akse në të gjithë vendin.

Situata problematike paraqitet dhe në Kurbin ku disa familje në fshati Gjorëm prej 3 ditësh janë të izoluar në banesat e tyre, ndërsa 10 familje i8 kanë braktisur fare banesat e tyre pasi uji ka mbërritur më shumë se 1 metër brenda ambienteve.

Gjok Prenga me kamerën e tij ka mundësuar te pasqyroje realitetin në disa familje në këtë fshat. Së bashku me njërin nga familjaret ai është futur ne afërsi te banesës se përmbytur në tentativë për tu futur brenda.

Ndonese reshjet ne pasdite e sotme kane pushuar niveli i ujit nuk ka lëvizur. Shkak për këtë është bllokimi i kanalit kullues i cili sipas banorit nuk është pastruar dhe se ende askush nuk është kujtuar për t’u ardhur në ndihmë.

Festim Reçi, një nga banorët provon ti afrohet bansës ndërsa uji i shkon deri në mes.

“Janë 10 shtëpi që janë larguar dhe kanë lënë banesat. Kanë ardhur nga bashkia të njëra shtëpi dhe i kanë thënë që do të të ndihmojmë. Premtime i kanë dhënë uji ka vajtur 1 m dhe nuk ka lëvizur brenda shtëpisë. Shteti të hapë kanalin dhe të na ndihmojnë me ndonjë ushqim për loptë. Kanalin kanë ardhur gjasmë e kanë pastru, po vetëm barin i kanë hequr. Parmbrëmë erdhi uji furishëm që hyri në shtëpia dhe asgjë sështë përmirësuar. Se ca bën shteti, kanalet nuk pastrohen ë dimër, pastrohen në verë. Kemi ushqimin e bagëtive kanë dalë jashtë përdorimit. Tani të vijnë për tamam.
Akoma nuk shkojmë dot në shtëpi, uji ka kaluar 1 metër”, shprehet ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re