Një dit ëe pazakontë ka qenë kjo për një të ri nga fshati Dvoran i Korçës.
Ai ka dërguar një mesazh në JOQ.al ku shkruan se në rezervatin e
këtij fshati peshqve ju ka rënë një lloj sëmundje që ai nuk e di se
çfarë është, por i ka transformuar për sa i përket pamjes së tyre të
jashtme.
Siç e shihni në foto, peshku ka formë dhe plagë të pazakonta, ndërsa I
riu shtron pyetjen se nëse duhet apo jo të peshkojë më këtu.
Mesazhi i plotë:
Përshëndetje! Sot duke peshkuar kam kapur këtë peshk siç e shikoni
dhe dua të di se çfarë lloj sëmundje është. A duhet të peshkoj më në atë
vend që isha sot. Ju lutem publikojeni dhe të mësoj se çfarë sëmundje
është kjo. Në fshatin Dvoran të korçës sot. Në rezervatin e shesheve kam
peshkuar.’’
Previous articleSi në mesjetë! Ky është fshati shqiptar që nuk i ‘njeh’ lekët
