Gazetari Ilir Kadia ka kujtuar biznesmenin e ndjerë Met Malo me një ngjarje që i ndodhi para disa vitesh me një djalë të ri, i cili kërkonte para në rrugë.  Në një shkrim në Facebook, Kadia tregon se si Meti, një prej pasanikëve më bamirës shqiptarë nuk hezitoi ti jepte para të riut, i cili nuk kishte asnjë problem shëndetësor, por vetëm “aktronte”.

Shkrimi i plotë i Ilir Kadia: “Aktorët” – Met Malon,një nga pasanikët më bamirës të Shqipërisë e gjej ulur në tavolinën e trotuarit me një nga dramaturgët më të njohur të vendit! Ai, me fytyrë të përvuajtur fut në xhep 1500 euro që Meti ja jep për varrin e kunatit, dhe ngrihet ikën. Pastaj përpara nesh vjen e qëndron një djalë i ri me një patericë. I gjatë sa Kryeministri Rama. Këmbën e ka të lidhur me fashë. Zgjat dorën e Meti nxjerr një 50 mijë lekësh e ja bën shuk në pëllëmbe.

Hej Met,i them, ai s’ka asgjë.Këmbën e ka shëndoshe.E kam parë me makinë tek nxjerr nga bagazhi patericën dhe lidh këmben me fasho. E di, thotë Meti. Eshtë aktor.Të gjithë jemi aktorë në këtë jetë.Ai ka zgjedhur rolin e lypësit,unë të bamirësit.Po ti s’je?!

Ashtu është!-i thashë unë, dikur në rolin e gazetarit… (Shkuan katër vjet, pa ty Met!)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re