Në redaksinë e FaxWeb ka mbërritur një video ku shihet një person i shtrirë për tokë te rruga e ‘Elbasanit’, në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se personi ka qëndruar pa lëvizur për minuta të tëra, por ka patur një indiferentizëm të tejskajshëm nga ana e qytetarëve, të cilët nuk i kanë ardhur në ndihmë.

E vetmja që ka ndaluar është vajza me çantë e cila shihet në video, e cila është ulur e ka parë nga afër personin dhe ka lajmëruar më pas autoambulancën.

Në një moment siç shihet dhe në video personi, lëviz këmbën, por evidentohet gjendja e tij shëndetësore jo e mirë.

Ambulanca ka ardhur mjaft shpejt por burime bëjnë me dije se nuk ka bërë shoqërimin në spital të personit në fjalë, pasi ai është një endacakë që rri shpesh në zonën e rrugës së Elbasanit.

Me këtë veprim duket se shërbimi i urgjencës i ka të klasifikuar personat të cilëve u vjen në ndihmë dhe u ofron ndihmë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re