Një i ri shqiptar është dënuar me pesë vite burgim pasi u kap duke shitur kokainë me vlerë 1 milion paund.

Mediat në Britani bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 24-vjeçarin shqiptar, Klejdi Kazani, i cili ka qenë i dënuar me 7 vjet burg në maj të 2022-shit, pasi u kap me një pistoletë dhe municion.

Dëshmitë e marra nga telefoni i Kazanit zbuluan se para arrestimit ai kishte furnizuar me rreth 14 kilogramë kokainë dhe kanabis shumë bashkëpunëtorë.

Gjatë hetimit, oficerët gjetën 20,000 £ para të gatshme të fshehura midis frigoriferit dhe një komodine kuzhine në rezidencën e Kazanit, së bashku me një sasi kanabisi bimor.

Kazani dhe grupi i tij i krimit, i përbërë nga bashkëqytetarë shqiptarë dhe një shtetas bullgar, u hetuan nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar të Londrës, një bashkëpunim midis Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Shërbimit Policor Metropolitane. Bashkëpunëtorët e Kazanit, përfshirë Emil Spasovin, u dënuan për vepra penale të drogës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re