Skip to content

I riu si veriu: tragjedi studentore nga shembja e një ure në Kashmir

Kanë dashur të englendisen në një aventurë moshe, por e kanë paguar me jetë.

Dhjetra studentë përfunduan në ujrat e një lumi të rrëmbyeshëm në Kashmir, pasi tentuan të kalonin sipër një ure të vjetër me dërrasa duke bërë fotografi.

E ndërtuar vite më parë për pesha të vogla, sa për nevojat e banorëve, ura nuk i ka mbajtur dot të rinjtë ku 5 prej tyre vdiqen e 11 janë zhdukur

Javed Ayub, një zyrtar i lartë i departamentit të turizmit në Kashmir të administruar në Pakistan, tha se 14 studentë u shpëtuan. Sa për të zhdukurit, zyrtari tha se “ne shpresojmë për të mirën, por vështirë të mbetesh gjallë, pasi rrjedha e ujit është shumë e lartë”.

Studentët ishin vendas të moshës 20-vjeçare.