Ka kërcënuar për afro një orë se do të hidhet nga vinçi. Nuk dihet se si ka kaluar përmes kantierit të ndërtimit, por Saimir Zalli është parë nga kalimtarët të hipë në vinç e të kërcënojë se do t’i japë fund jetës. 35-vjeçari nga Lezha vuri në alarm kalimtarët e rastit që më pas njoftuan policinë.
 
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe forcat zjarrfikëse. Në përpjekje për të bindur të riun të mos hidhej nga lartësia, uniformat blu bërë me dije se Zalli kërkonte në vendngjarje Prokurorin e Tiranës.
 
Një orë pas tentativave për t’u hedhur dhe përpjekjeve të uniformave blu për të ndaluar të riun, Saimir Zalli është bindur të zbresë. Mendohet se Zalli ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ngjitej në vinç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re