Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar lidhur me rastin e të riut që u hodh nga kati i tretë, mëngjesin e sotëm, duke humbur jetën.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat thuhet se i riu ishte i konfirmuar me COVID-19, dhe po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Njoftimi i plotë: Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti èkstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re