Skip to content

I riu vdiq brenda në komisariat, arrestohen 3 policë në Kavajë

Tre police jane arrestuar pas ngjarjes se rende te ndodhur diten e merkure ne komisariatin e Kavajes.

 

Efektivet jane prangosur ne kuader te hetimeve mbi vdekjen e te riut Ilvi Meta brenda ambjenteve te paraburgimit ne Komisariat.

 

Policet e prangosur jane  inspektoret Rushit Kola dhe Bexhet Berberi si dhe nenkomisari Petrit Brahimaj.

 

Dy inspektoret kane qene roje ne dhomen e paraburgimit ku dyshohet se eshte gjendur i vetevarur 31 vjecari Ilvi Meta.