Një 22 vjeçar është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri në Fushë-Krujë. Viktima është Markeled Çypi, i cili ishte kthyer nga Italia dy dite me pare.
 
Ngjarja ndodhi në fshatin Gramëz, rreth orës 21:30 të mbrëmjes së kaluar. Policia bëri me dije se i riu u gjet nga të afërmit brenda mjetit tip fiat, pranë banesës së tij. Ndërkohë policia sekuestroi armen e zjarrit tip pistoletë, të cilën 22-vjeçari e mbante pa leje.
 
Policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, por ende nuk ka te dhëna per shkaqet qe e çuan te riun drejt aktit ekstrem.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re