Një 21-vjeçar me iniciale F.Xh. është arrestuar nga policia e Vlorës pasi është kapur duke drejtuar automjetin me leje drejtimi të hequr përfundimisht.

Policia bën me dije se pas arrestimit të të riut, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë      

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. Xh., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”,  Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, me leje drejtimi të hequr përfundimisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re