Skip to content

I rregulloi 5 fëmijët në Itali, por ata e braktisën, babai përfundon duke mbledhur kanoçe: I dola para makinës, por…

Një vakt bukë në ditë, ndonjëherë edhe në dy ditë, është ajo që i
mban shpirtin gjallë 67-vjeçarit Faik Cekrezi, që edhe këtë mundësi
thotë se ia di për faleminderit Kishës.

Bashke me gruan i gjen çdo mëngjes në hyrje të mensës sociale, pranë “Shkollës së Kuqe”, në Tiranë, për të konsumuar vaktin e vetëm që i mban gjallë, deri ditën kur mensa të hapet serish

Faiku nuk ka qenë gjithmonë ky. Brenda të moshuarit që sot mezi mban veten në këmbë fshihet një baba që ka 5 fëmijë të rritur e të stabilizuar me punë në Itali.

Por, fëmijët kanë vendosur ta ndëshkojnë rëndë babanë, që vendosi të rimartohet, pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, 11 vite më parë.

I moshuari thotë se nuk mund të braktisë gruan, me të cilën ka 11
vite që bashkëjeton, duke vulosur vetëpërjashtimin nga fëmijët.

Nga të gjithë përjashton vajzën e madhe, tek e cila ka ende shpresë.
Sapo i përmend emrin zë e qan dhe lotët i mbysin të folurën.

Përbuzja e njerëzve më të afërt, që dikur u trokisnin në derë për
ndihmë, i ka mposhtur deri në atë pikë sa të dy burrë e grua të tentojnë
vetëvrasjen më shumë se një herë.

Si Faiku dhe Luljeta rrëfejnë mes lotësh se i kanë dalë para makinës që të ikin nga kjo botë, por vdekja i ka kursyer.