Kandidati i Ps për deputet, Blendi klosi është shprehur shumë i entuziazmuar për sigurimin e mandatit të 5 në qarkun e Beratit.

Ai u shpreh se ky ishte një mandat sakrifice dhe jo pa qëllim kishte kandiduar i 5 në listën për deputetë, sepse ky ishte një rezultat që Partia Socialiste e priste prej dekadash pasi kishte dështuar t’a arrinte në zgjedhjet e mëparshme, “kjo është një fitore spektakolare” u shpreh ai.

“Tani nuk është më pyetje nëse jemi apo jo të kënaqur, është fantastike, spektakolare, një punë shumë e madhe për këtë ditë.

Është një punë disa mujore por në fakt prej dekadash që prisnim të bashkohej e gjithë e majta dhe të arrinim të fitonim 5mandate të munguara në 2009 apo 2013, nuk arritëm as në 2017, prandaj edhe ne vendosëm të vinim në këtë kufi. Unë u rendita i 5 si kandidat për deputet për qarkun e Beratit, ishte një mandat sakrifice.

Ishte një fitore e madhe nga qindra njerëz të cilët na mbështetën në këtë fushatë.
Partia socialiste ka marrë 5 mandate në qarkun e beratit dhe partia Demokratike 2 mandate”- përfundoi Klosi.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re